Rr*hën Petrit Çakrin brenda në sallën e gjyqit, Burgjet fusin 3 muaj në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Rr*hën Petrit Çakrin brenda në sallën e gjyqit, Burgjet

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur në izolim për 3 muaj, 3 vëllezërit Bushgjokaj pas përplasjes fizike brenda në kafazin e GJKKO-së me të pandehurin tjetër Petrit Çakri.

Të katërt akuzohen për rrëmbimin dhe më pas hedhjen në lumë të Renis Dobrës vitin e kaluar në Mat, ndërsa gjatë seancës të zhvilluar sot në GJKKO për zëvendësim mase ata kanë pretenduar se Çakrri i ka provokuar.

Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa 3 vëllezërit i kërkuan ndjesë prokurorisë dhe gjykatës. Ndërkohë, me vendim të GJKKO-së u rrëzua edhe kërkesa e tyre për zëvendësim të masës arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.

EMISIONET