Sulmohet aeroporti/ 35 humbje jete në kryeqytetin e Nigerit

Një sulm i armatosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Diori Hamani” në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, ka lënë të paktën 35 persona të vdekur. Ky është sulmi i dytë që shënjestron këtë objekt të rëndësishëm brenda më pak se pesë muajsh.
Ministria e Mbrojtjes e Nigerit njoftoi se në mesin e viktimave janë 22 sulmues, 11 ushtarë dhe dy civilë. Dëshmitarët nga banorët lokalë treguan se shpërthimet dhe të shtënat e armëve filluan menjëherë pas përfundimit të namazit të mëngjesit.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi xhihadist JNIM (Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin), i cili është i lidhur me Al-Kaedën. Nigeri po përballet me një valë të gjatë kryengritjesh nga grupet islamiste prej më shumë se një dekade.

