Vasili: Kur fiton PS-ja votat janë blerë, kur fiton PD-ja është votë masive kundër korrupsionin


Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Laert Vasili u shpreh se kur fiton PS-ja votat janë blerë, kur fiton PD-ja është një votë masive kundër korrupsionin.

Vasili: Kur fiton PS-ja votat janë blerë, kur fiton PD-ja ishte një votë masive kundër korrupsionin dhe kundër komunistëve, sepse ata që rrjedhin nga kjo partia komuniste që sot quhet PS. Dritëro Agollit kur i thanë se Shqipëria ka pluralizëm, tha se të gjitha partitë në vendin tonë kanë dalë nga mitra e Partisë së Punës.

Të pretendosh në Shqipëri që demokratët, kanë zbritur nga Hëna dhe nuk janë rritur këtu, duke pretenduar se asnjëri nuk ka lidhje me sistemin e kaluar, është që të tallesh me veten. Nëse nuk duam që të mos pranojmë këtë gjë atëherë, është tallje me vete.

EMISIONET