Dielli "mposht" vranësirat/ Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, njihuni me kushtet atmosferike për sot

Dielli "mposht" vranësirat/ Kthjellime në pjesën

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë kësaj të enjteje, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat veriore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Përgjatë vijës bregdetare, herë pas here, ajo mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë.

Deti parashikohet me valëzim 1 deri në 2 ballë, ndërsa përgjatë bregdetit valëzimi mund të arrijë forcën 2 deri në 3 ballë.

EMISIONET