Një përfshirje e mundshme e Rusisë ndaj objekteve të CIA-s në Lindjen e Mesme, SHBA-të nisin hetimet

Një përfshirje e mundshme e Rusisë ndaj objekteve të CIA-s

Sulmet me dronë iranianë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik kanë shtyrë agjencitë e inteligjencës amerikane të hetojnë mundësinë e përfshirjes ruse, qoftë përmes ofrimit të informacionit mbi objektivat ose teknologjisë së përparuar. Të paktën dy objekte të CIA-s u goditën në mars, njëra ishte në kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, Arabi Saudite, dhe e dyta ishte në Irakun lindor.

Zyrtarët perëndimorë në rajonin e Gjirit dyshojnë se Rusia e ndihmoi Iranin të përmirësonte aftësinë e dronëve të tij Shahed për të goditur objektivat me saktësi ekstreme. Analistët amerikanë vlerësojnë se dy Shahed të përparuar u përdorën në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Riad .

Mediat e huaja bëjnë me dije se saktësia e shënjestrimit të Shahed-136 iraniane u përmirësua falë sistemit rus të navigimit satelitor Kometa-M, tha një burim tjetër. Kremlini e mohoi këtë informacion, duke e quajtur lajm të rremë, pas një raporti të ngjashëm nga Wall Street Journal në mars. Daniel Hoffman, një ish-shef i stacionit të CIA-s, nuk mendon se do të ishte e habitshme nëse Moska do të ndihmonte Teheranin të godiste objektet e CIA-s, duke pasur parasysh bashkëpunimin strategjik midis Rusisë dhe Iranit.

“Ata po përpiqen të zvogëlojnë ose eliminojnë ndikimin amerikan në zonat që i kanë përcaktuar si sferat e tyre të ndikimit”, tha ai.

EMISIONET