"Në radhë për te mjeku", qytetarët përballen në spital me pritjen dhe vjedhjen

Qendra e konsultave në QSUT është kthyer në një institucion ku duhet të presësh gjatë për të marrë shërbimin. Qytetarët që vijnë nga rrethet, thonë se vonesa shkon në disa orë dhe në disa raste xhepistët u kanë vjedhur edhe portfolin.

Marrja e shërbimit te qendra e konsultave në spitalin Nënë Tereza është një sfidë për qytetarët në çdo kohë të vitit.

Disa thonë se kanë dy orë që presin.

"Kjo është pa kuptim. Nuk e kuptoj se nga vjen kjo vonesë.

Kam ardhur për tu futur në sallë për të bërë koronaren. Na thonë: Prit këtu, na sjellin vërdallë," thonë ata.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një nga arsyet e kësaj radhe të gjatë janë edhe problemet në sistemin online.

"Problem në sistem kishte Iraniani.

Te recepsioni pyeta dhe më thanë që është pak i dobët dhe aty u vonuam pak," thonë ata.

Veç pritjes në radhë, një zonje i është dashur të përballet edhe me xhepistat.

"Në datën 6 isha këtu, kishte rradhë. Na shtyrën dhe më morën 10 mijë lekë, kartë identiteti. Më morën portofolin me çdo gjë. E pyeta policin a ka kamera këtu dhe më tha që kamera ka po nuk duket gjë," tha një paciente.

Ajo tregon se për tu kthyer në Durrës, e ndihmuan mjekët.

"Më ka dhënë doktoresha 500 lekë dhe një doktor më dha 300 lekë që ika në Durrës," tha ajo.

Pavarësisht insistimit, përfaqësuesit e spitalit nuk dhanë një sqarim për rradhët e gjata.

Pasi u vu re prania e medies, qytetarët u futën në ambientet e konsultave.

EMISIONET