Ura pa këmbë/ 50 familje në Kalasë të Delvinës kalojnë mbi një urë të rrezikshme. Banorët: Asnjë masë nga Bashkia

Një urë pa këmbë u shërben 50 familjeve në fshatin Kalasë të Delvinës. Banorët i tremben amortizimit të urës dhe mundësisë së shembjes së saj teksa automjetet kalojnë mbi të. Ata thonë se bashkia është në dijeni të situatës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë masë.

Kjo urë është ndërtuar 15 vite më parë në mënyrë amatore dhe u ka shërbyer banorëve deri më sot.

Por gërryerja e saj nga lumi nuk e bën më të sigurt për banorët e fshatit.

Banorët thonë se bashkia i ka braktisur, edhe pse disa jerë u ka premtuar se ura do të rehabilitohej asgje e tillë nuk ka ndodhur në realitet.

Nga ana institucionale ka një miratim të projekt idesë për rikonstruksion e urës me vendim të datës, 23.12.2020. Por deri më tani gjithcka ka mbetur vetëm në letra.

Të gjendur pa përkrahje institucionale banorët e Kalasës disa herë kanë investuar vetë ,për infrastrukturën e brendshme të fshatit të tyre.

Edhe këtë herë thonë se me shumë mundesi do të detyrohen të mbledhin të hollat e tyre, për të rehabilutuar urën.

EMISIONET