“U bëmë si grup kr*minal për të vjedhur!”, Beqaj: Kontrata mbaron më 8 mars, prokurorët të shkojnë ta shohin!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në seancë gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka ironizuar akuzat për veprat penale që rëndojnë, në lidhje grup të strukturuar kriminal.
Ish-ministri i Shëndetësisë tha gjatë seancës gjyqsore se prokuroria nuk ka hetuar procedurën e kontratës për çështjen e sterilizimit. Ai tha se kontrata mbaron më 8 mars, ndaj prokurorët të shkojnë ta shohin.
Kjo, pasi ajo mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim shikimi i saj. Seanca u shty për një datë tjetër, pasi në sallë mungonin të dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit.
“Ndjesë, se do them një gjë që nuk është brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh Beqaj para trupit gjykues.

