AKSIDENTI TRAGJIK NË FIER! Avokatët e profesorit italian kundër akuzës së Prokurorisë

Avokatët e profesorit italian që u arrestua dhe hetua për një aksident ku humbi jetën një 17-vjecar në Fier, kundërshtojnë hetimin dhe akuzat e prokurorisë. Ata thonë se provat tregojnë se italiani i ardhur si turistik nuk shkeli rregullat.

Këto janë pamjet e aksidentit të datës 8 gusht 2025 në qafën e Koshovicës në aksin Levan-Fier, kur nga përplasja e dy mjeteve humbi jetën një 17 vjecar ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në një prej makinave udhëtonte mjeku italian Michele D’Angelo, 44 vjeç, i cili një ditë pas ngjarjes u vu në pranga dhe u mbajt në paraburgim për gati 2 muaj me akuza “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” para se të vihej nën hetim në gjendje të lirë.

Ndërsa prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimor dhe pritet ti komunikojë zyrtarisht akuzën profesorit Italian, ekipi i avokatëve që e përfaqëson përballë drejtësisë shqiptare mbajtën një konferencë për shtyp ku kundërshtuan gjetjet

AKSIDENTI TRAGJIK NË FIER! Avokatët e profesorit italian kundër

Avokati Ilenja Mëhilli, shpjegoi skemën se si ndodhi aksidenti dhe mohoi që D’Angelo të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ardian Visha, në emër të mbrojtjes, tha se italiani është interesuar vazhdimisht për ngjarjen dhe u shpreh i gatshëm për t’u shpjeguar në çdo moment për ngjarjen.

Avokatët e italianit, thanë se hetimi ka provuar se shtetasi shqiptar i përfshirë në aksident ka humbur kontrollin e mjetit për shkak se udhëtonte me shpejtësi.

EMISIONET