Transporti i nxënësve pa kompensim, prindërit e fëmijëve në Zall Herr: Prej 6 muajsh asnjë pagesë

Edhe pse udhëtojnë më shumë se 5 km çdo ditë për të shkuar në shkollë, nxënësit e shkollës "Mustafa Qemal Ataturk" nuk kanë marrë kompesimin e transportit të paktën prej 6 muajsh. Një grup prindërish bëjnë thirrje Drejtorisë Rajonale Arsimore të marrë masa pasi të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për ta përballuar këtë kosto shtesë për to.

Qeveria ka marrë përsipër kostot e transportit për nxënësit që detyrohen të shkojnë në shkolla larg vendbanimit.

Por prej 6 muajsh prindërit, të cilët kanë fëmijët në shkollën "Mustafa Qemal Ataturk" në Zall Herr nuk marrë kompesimin.

"Kam katër fëmijë në shkollë në Zall Herr, kam 6 muaj që nuk marr lekët. Harxhoj 80 mijë lekë në muaj për katër fëmijët".

"Jam banor i Priskës së Vogël, marr 48 mijë lekë ndihmë sociale. Të paguaj drita, lekë transporti? Të na ndihmojë shteti."

Thonë se janë ankuar dhe tek Drejtoresha e shkollës dhe në Drejtorinë Rajonale Arsimore, por nuk kanë marrë përgjigje.

"Jam ankuar në Drejtori, te deputeti, jam interesuar me drejtoreshën derisa është lodh dhe ajo, nuk më flet më."

"Ti mbyllin shkollat, ose të thonë nuk kanë për ti paguar fare dhe unë nuk i çoj fëmijët në shkollë."

E kontaktuar në lidhje telefonike, drejtoresha e shkollës nuk preferoi të përgjigjej.

"E nxora mësuesen derzhurn aty dhe nuk prononcohem."

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1001, datë 25 dhjetor 2015, organizimi i transportit të nxënësve dhe mësuesve që përshkruajnë distancë të largët kalon nga Drejtoritë Arsimore Rajonale në përgjegjësi të njësive të qeverisjes vendore.

EMISIONET