Toka rrethohet sërish me hekura, banorët e Rrjollit organizohen në protestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 13:56

Ndërsa në Tiranë, qytetarët protestojnë përpara Parlamentit. Edhe në Shkodër, protestuesit kanë nisur revoltën në Rrjoll.
Qytetarët protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre. Ndërsa siç shihet edhe nga pamjet, në zonë ka edhe forca policie.
Banorët e Rrjollit janë mbledhur përsëri në protestë me qëllim shembjen përsëri të rrethimit të tokës që pretendojnë se është pronë e tyre.

