Nga Dritan Goxhaj tek avokati Altin Goxhaj, policia arreston protestuesit pasi sulmuan me vezë automjetet e deputetëve
Situata para Parlamentit është përshkallëzuar pasi protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Parlamentit.

Gjatë tensioneve, policia ka shoqëruar Dritan Goxhajn, si edhe një person tjetër.

Protestuesit kanë hedhur vezë ndaj makinës së deputetit Erion Braçe dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke bërë që situata të tensionohet.
Ka nisur arrestimi i aktivistëve ku mes tyre janë prangosur avokati Altin Goxhaj dhe aktivist Dritan Goxhaj, dy eksponentë të përfolur të protestës qytetare.
Situata ka përshkallëzuar, kur efektivët kanë tërhequr zvarrë një nga protestuesit dhe më pas ka nisur vala e arrestimeve më turmë.

