Tjetërsuan pronën në bregdet, 8 zyrtarë të ALUIZNI-t e biznesmeni Gjikoka dalin para gjyqit

Tjetërsuan pronën në bregdet, 8 zyrtarë të ALUIZNI-t e

Është dërguar në gjykatë, dosja penale me 8 zyrtarët e hipotekës Tiranë dhe ALUIZNI-t në Vlorë, të cilët pak ditë më parë u morën të pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Kërkesa për gjykim me 8 të pandehur i është dorëzuar gjyqtarit të seancës paraprake, i cili pritet që në ditët në vijim të vendosi nëse çështjen penale do e çojë ose jo, për shqyrtimin gjyqësor në themel.

Tetë zyrtarët u vunë në ndjekje penale dhe u morën të pandehur, pas veprimeve arbitrare të tjetërsimit të një prone me sipërfaqe prej 1353 m2 në fshatin Gjilepë të Himarës, pronë mbi të cilën është ndërtuar kompleksi turistik “Ambel Beatch”.

Së bashku me zyrtarët e dërguar në gjykatë, është dhe biznesmeni Helidon Gjikoka, i cili sipas hetimit i ka tjetërsuar pronën kushëririt të tij, Ilir Koka.

Tashmë kjo pasuri me vendim të prokurorisë është “ngrirë” në hipotekën e Vlorës, me qëllim mos tjetërsimin e pronës tek persona të tretë.

Në dokument tregohen të gjitha shkeljet e kryera nga zyrtarët si dhe veprimet arbitrare të kryera nga sipërmarësi Helidon Gjikoka, i cili ka mundur ti tjetërsojë pasurinë kushëririt të tij, Ilir Koka, duke përdorur vetëm një kontratë qëraje të falsifikuar.

Sipas dosjes hetimore që “Ora News” e disponon i pandehur është marrë Ardian Musta, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë.

Më tej lista e personave të pandehur vijon me biznesmenin që administron kompleksin turistik “Ambel Beach” Helidon Gjikoka, avokatin Ariton Kasaj dhe zyrtarë të tjerë.


Mes emrave të pandehur që akuzohen për “Shpërdorim detyre” janë dhe Enida Bukuroshi dhe Jonida Hallvaxhiu, punonjëse të drejtorisë qëndrore në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Sipas hetimit të kryer Gjikoka dhe avokati Kasaj, kanë firmosur në datën 27 shtator 2018 një kontratë noteriale, ku Kasaj ka nënshtruar në emër të pronarit të hotelit dhe tokës, Ilir Koka.

Kjo kontratë sipas prokurorisë, humb fuqinë në 31 gusht 2021 dhe se Helidon Gjikoka, duhet të lerë objektin.

Por hetimi i kryer nga ana e prokurorisë së Tiranës, ka zbuluar se Helidon Gjikoka, 7 ditë para firmosjes së kontratës së falsifikuar me avokatin Kasaj, në 20 shtator 2018 çuditërisht është pajisur me çertifikatë legalizimi. Ndërsa në 28 janar 2019, Gjikoka, thotë prokuroria e Tiranës, është pajisur me vërtetim hipotekor nga ASHK-ja Vlorë.

EMISIONET