Largimi i shqiptarëve, qytetarët: S’ka punë, ikin për jetë më të mirë


Sipas Institutit për studime ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës nga viti 2010-2019 janë larguar nga Shqipëria 500 mijë qytetarë. Këta të fundit mendojnë se arsyet kryesore i lidhin me varfërinë dhe papunësinë.

“Unë kam jetuar në Europë, aty ëhstë mrekulli, këtu është katastrofë, njerëzit vuajnë për bukë, s’kanë asnjë të ardhur.”- thotë njëri prej qytetarëve

“Djalin e madh e kam në rrugët e botës, u laarguan nga varfëria.”- thotë një tjetër.

“Shteti është i egër me popullin”

Të tjerë mendojnë se shkak për emigrimin është dhe ideja se në vendet e BE jetesa është më e mirë.

“Po mendoj se arsyeja kryesore është se disa mendojnë se këtu është vend i keq më mirë të ikim."

“Është më mirë jashtë. “- shton një tjetër.

Edhe Prsidenti Ilir Meta ka reagur në rrjetin e tij në ‘Facebook”,  në lidhje me këtë fenome, i cili sipas tij mund të kthehet në fatkeqësi kombëtare. Ndaj ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm për frenimin e fenomenit

EMISIONET