Tiranë, u kapën me kokainë e duke luajtur lojëra fati, prangosen 4 persona, procedohet një tjetër

Tiranë, u kapën me kokainë e duke luajtur lojëra fati,

Polica e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Konkretisht bëhet fjalë për shtetasin A. P, 30 vjeç, i cili në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

Po ashtu u prangos R. Q, 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga ana tjetër është prangosur edhe B. V, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET