Aksident rëndë në Tiranë, makina gjymton 23-vjeçaren dhe hedh në tokë pemën

Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e vona të pasdites së sotme, 10 qershor, në kryeqytet. Një 23-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë tip "Benz" ndërsa ecte në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko”, ku një 19-vjeçar me inicialet J. B ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte duke u përplasur fillimisht me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

Si pasojë e goditjes së fortë ka mbetur e plagosur vajza 23-vjeçare, Xhesina Gega, që po ecte në trotuar.

Mësohet se ajo ka humbur njërën këmbë nga aksidenti dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr. 4, për veprime të mëtejshme hetimore" informoi policia e Tiranes.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksident rëndë në Tiranë, makina gjymton 23-vjeçaren

Aksident rëndë në Tiranë, makina gjymton 23-vjeçaren

Aksident rëndë në Tiranë, makina gjymton 23-vjeçaren

EMISIONET