Aksidenti i rëndë në Tiranë, drejtuesi i “Benzit” djali i një ish-drejtuesi të lartë të policisë

I riu që aksidentoi 23-vjeçaren në rrugën “Xhanfizo Keko” pasditen e kësaj të enjteje mësohet se është djali i një biznesmeni dhe ish-zëvendës drejtori të Policisë së Tiranës.

19-vjeçari me inicialet J. B  duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

Si pasojë e goditjes së fortë ka mbetur e plagosur vajza 23-vjeçare, Xhesina Gega, që po ecte në trotuar.

Mësohet se ajo ka humbur njërën këmbë nga aksidenti dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr. 4, për veprime të mëtejshme hetimore."

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET