“Më mbani në lutjet tuaja”, Cemre Baysel flet pas operacionit: Tani është koha për pushim (FOTO)

“Më mbani në lutjet tuaja”, Cemre Baysel flet pas
Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, ka qetësuar fansat e saj pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ditët e fundit. Përmes një postimi nga spitali, 27-vjeçarja bëri të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit.

Ylli turk publikoi edhe fotografinë e parë pas ndërhyrjes, ku shfaqej e shtrirë në krevatin e spitalit me një kuti bakllavaje në duar. Imazhi, i shoqëruar me humorin karakteristik të aktores, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe qetësoi ndjekësit e saj.

“Gjithçka është mirë, mos u shqetësoni. Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. Ju lutem, më mbani në lutjet tuaja. Tani është koha për pushim”, shkroi Baysel, duke zbuluar me shaka se bakllavaja ishte gjëja e parë që kishte kërkuar sapo ishte zgjuar nga anestezia.

Pak para ndërhyrjes, aktorja kishte treguar se do t’i nënshtrohej një procedure të thjeshtë mjekësore, e lidhur me një problem gjinekologjik, duke zgjedhur që ta ndante vetë lajmin me publikun.

E lindur në Izmir, Cemre Baysel është bërë e njohur për rolet e saj në serialet “Elimi Bırakma”, “Ramo”, “Baht Oyunu”, “Senden Daha Güzel” dhe së fundmi “Sakla Beni”. Pas operacionit, ajo pritet të qëndrojë larg angazhimeve për rreth 20 ditë, përpara se t’u rikthehet projekteve të saj artistike dhe planeve të verës.

“Më mbani në lutjet tuaja”, Cemre Baysel flet pas

EMISIONET