Stinët ndikojnë në shëndetin mendor, Arjana Rreli: Stresi dhe ankthi më prezentë këtë periudhë
Psikiatrja Arjana Rreli tha për Ora News, se qytetarët edhe janë ndërgjegjësuar për të kryer vizita tek specialistët e shëndetit mendor, ndërsa marrja e depresantëve pa recetë mbetet problem edhe pse është ulur në mënyrë të ndjeshme
Ndërrimi i stinëve është një ndër shkaktarët e rritjes së problemeve të shëndetit mendor.
Mjekja psikiatre Arjana Rreli thotë për Ora Neës se ankthi dhe stresi janë më prezent këtë periudhë.
"Janë shtuar problemet që tashmë janë dhe ato sezonale. Lidhen kryesisht me stresorë që janë gjatë gjithë kohës në ambjent, të tipit stresorë ekonomikë, socialë që të qëna në bazë mbivendoset stresori i sezonit siç është oranëvera dhe vjeshta që ngacmojnë edhe sistemin nervor e imunitar," tha ajo.
Marrja e antidepresantëve pa u konsulzuat me një mjek specialist është ende prezent në vendim tonë, dhe pse është ulur ndjeshëm vitet e fundit.
"Edhe vetë personat kanë akses në internet, dinë pasojat, i shohin rreth e përqark," tha ajo.
Gjithashtu sipas psikiatres Arjana Rreli në vendin tonë duket se ka rënë miti se njerëzit kanë turp t’i drejtohen specialistëve për problemet e shëndetit mendor.
"Ka shumë më pak komplekse për tu paraqitur një mjek specialist, profesionist të shëndetit mendor. Duket se askush prej nesh nuk do ti shpëtojë dot gjendjeve të ankthit që janë çregullime të vogla por si të gjitha problematikat kanë impaktin e vet negativ," tha ajo.
Tërmetet që tronditën Shipërinë dhe pandemia e Covid-19 kanë ndikuar ndjeshëm në shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor të qytetarët shqiptarë.