SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të kompanisë nga Katari

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë një hap pas, duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari që është e angazhuar në projektin turistik të Zvërnecit.
24 orë më parë, këto llogari ishin bllokuar fillimisht si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë bregdetare.
Mësohet se llogaritë e zhbllokuara i përkasin kompanisë së vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat.
Sipas të dhënave, ky vendim i shpejtë i organit të akuzës u mor për të shmangur një përballje të mundshme ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Pavarësisht lirimit të llogarive bankare, SPAK po i vijon hetimet sa i përket ligjshmërisë së pronësisë mbi tokën.
Në kuadër të të njëjtit hetim për kalimin e dyshuar të pronave shtetërore në duar private, SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë "Albania Land Development".
Po ashtu, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontroll ndaj një prej administratorëve të kësaj kompanie, Redi Struga, si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen për këtë dosje.


