SPAK paraqet prova të reja/ Karçanaj vijon të mbetet në arrest shtëpie, shtyhet vendimi për pjesën e "grupit të strukturuar kriminal" të AKSHI-t
Vendimi për Mirlinda Karçanajn dhe pjesës së "grupit të strukturuar kriminal" të AKSHI-t është shtyrë për datën 5, ndërsa prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kanë kërkuar që masa e arrestit në shtëpi të mbetet në fuqi.
Prokurorët kanë paraqitur prova të reja, të përmbledhura nga dëshmitë e marra gjatë kësaj periudhe, duke argumentuar nevojën për të ruajtur masën e mëparshme.
SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme.
Këto tendera janë fituar nga dy biznesmenët në kërkim përmes mashtrimit dhe shantazhit. Një episod që SPAK po heton është edhe ai i Geron Meces.

