Nga takimi me të burgosurin në arrestim, vizitorit i konstatohet dr*gë në pjesët int*me, i vihen prangat në burgun e Fierit

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj një shtetasi që ishte paraqitur për takim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.
Lënda e dyshuar u gjet e fshehur poshtë pjesëve intime gjatë kontrollit trupor në ambientet e posaçme të institucionit.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi kishte ardhur për të zhvilluar një takim me një të dënuar të sigurisë së zakonshme. Pas konstatimit, janë kryer veprimet procedurale përkatëse, është njoftuar Prokuroria dhe strukturat përgjegjëse për hetime të mëtejshme.
Njoftimi:
Në IEVP Fier, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik (trupor) në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu konstatua një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po ushtrohet kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

