Sociologu Tushi: Hartimi i listave kësaj radhe ka shërbyer si një lloj revolucioni i heshtur
Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News u shpreh se hartimi i listave të partive politike këtë radhë ka shërbyer si një lloj revolucioni i heshtur.
Tushi: Ndoshta kësaj radhe hartimi i listave sipas mendimit tim dhe në vështrimin politologjik ka shërbyer si një lloj revolucioni i heshtur që ka sjellë një lloj tronditje të themi të kornizës së vjetër të koncepteve të vjetra të njeriut politik.
Kjo ka bërë që të shfaqeshin këto lloj patologji që i kanë nxjerrë disa difekte të njohura që ka pasur jeta parlamentare dhe elita politike e vendit tonë.
Ajo që më vjen mirë dhe më duhet të evidentoj është që të paktën më në fund u arrit që të kemi një lloj qarkullimi të vërtetë të elitave politike.
Pra në një farë mënyrë po thyhet ajo korraca e vjetër e politikanit permanent e politikanëve që janë të pandryshueshëm dhe që në një farë mënyre pengojnë pjesëmarrjen e të rinjve në politikë.

