Skurra: Së shpejti një platformë punësimi për personat me aftësi të kufizuar

Erinda Skurra, menaxhere projektesh në fondacionin DSA e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për një platformë që do tu vijë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar.

Skurra tha se projekti ka parashikuar edhe nfritjen e një platforme punësimi e cila ka një veçanti dhe veçantia konsiston në faktin që është e aksesueshme për personat me aftësi ndryshe.

Erinda Skurra: Ne po punojmë me ekspertë të ndërtojmë këtë platformë e cila i përgjigjet pikërisht asaj që kemi folur deri tani për aksesin në informacion. Platforma po ndërtohet dhe në bazë të aksesueshmërisë për faqet e webit.

EMISIONET