Kallollari:Punësimi i personave me aftësi ndryshe, sukses për integrimin e tyre në shoqëri
Trajnuesi për punësimet ndaj personave me aftësi ndryshe në ARDF Jetmir Kallollari, i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai përshëndeti nismën e bizneseve për të punësuar personat me aftësi ndryshe.
Në fjalën e tij ai tha se ky veprim është çelësi i suksesit dhe është ajo çfarë duhet bërë sepse në fund të ditës biznesi është ai që punëson më shumë.
"Biznesi është ai që ka marrë përsipër dhe duhet të vazhdojë të marrë përsipër punësimin e personave me aftësi ndryshe. Biznesi është hallka kryesore për të arritur ingegrimin e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri" tha Kallollari.