Shtohen akuzat për grupin e Dervishajt, veç atentatit ndaj “Rumit” e prokurorit Ndoja, banda trafikoi 200 kg kokainë në Spanjë
“Ora News” ka mësuar se prej muajit Korrik 2023, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Posaçme SPAK, ka shtuar akuza të tjera për Plaurend Dervishaj.
Një dosje e dytë që flet për trafikim të kokainës në Spanjë, është rregjistruar në SPAK ndaj Plaurend Dervishaj dhe anëtarëve të grupit të tij, që u arrestuar në muajin Janar 2023, për akuzën e Sigurimit të kushteve për vrasjen” e Andi Malokut, dhe tentativën e vrasjes së prokurorit Arjan Ndoja dhe Landi Muharemit.
Shtimi i dosjes së drogës, është çështja e tretë që hapet për Dervishaj, pasi më herët ai është marë i pandehur për vrasjen e Klodian Saliut në 2015 në Durrës.
Është vënë nën hetim për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Landi Muharremit, Arjan Ndojës dhe Andi Malokut.
Si dhe dosja e trafikut të drogës, që tashmë bëhet dosja e tretë që rregjistrohet ndaj tij në SPAK.
Plaurent Dervishaj, Akil Nerjaku, Julian Meçaj, Bashkim Haxhia, Ramazan Rraja, Marsel Deçka, Julian Pjetri, Endrit Sinani dhe Dritan Shkembi, tashmë do përballen me akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas burimeve nga SPAK, grupi ka trafikuar në periudhën 2020 - 2021 rreth 200 kg kokainë në Spanjë, ndërsa në Shqipëri rezulton të jetë përfshirë në atentatin me armë në nëntor 2019 ndaj Landi Muharremit (Rrumit), prokurorit Arjan Ndoja dhe shoferit të këtij të fundit, Andi Maloku.
Nga breshëria e armëve, Maloku mbeti i vrarë në vend ndërsa Landi Muharremi dhe Arjan Ndoja, u plagosën rëndë.
Për këtë krim, në janar 2023 SPAK, urdhëroi arrestimin e 9 personave për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminale”.
Masat e sigurisë për 9 personat u vendosën arrest në burg. Por për shkak të mbarimit të afatit 6 mujor të paraburgimit, kjo masë sigurimi është shuar, duke sjellë kundër reagimin e SPAK, me ngritjen e akuzës trafikut të drogës, duke vijuar mbajtur në burg personat e arrestuar.
Masat e reja të sigurisë janë ekzekutuar nga policia në ambjentet e burgut.