Shteti dixhital, Stavro: Qytetarët të ndërgjegjësohen, fjalëkalimin personal të mos e dijë askush

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Vangjel Stavro, në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai kërkoi ndërgjegjësimin e qytetarëve, sidomos moshës së tretë, që të mos lejojnë që karta e tyre e identitetit të fotokopjohet apo tu lihet personave që si njohin.

Stavro shtoi se çdo kush duhet të ketë një fjalëkalim personal.

Vangjel Stavro: Tani në vend që të shkojë tek sporteli pranë një internet kafeje në rastin më të keq që ai nuk ka as telefon pot hemi inteligjent as një kompjuter që mund të shkarkojë këtë dokumentin në rastin më të keq në një internet kafe dhe mund të shkarkojë dokumentin  dhe të vazhdojë ndoshta një aplikim tjetër në ndoshta në  e- Albania.  Ajo që dua të them është një mesazh për shtetasit që të ndërgjegjësohen për të dhënat e tyre personale most ë vazhdojnë më që të lejojnë që karta e tyre e identiteti të kalojë lart e poshtë dhe të fotokopjohet gjithandej do të sygjeroja këdo që do suportohet që fjalëkkalimin ta vendosin vetë.

EMISIONET