Shpërndanin kok*inë në lagjet Tiranës, vihen në pranga katër persona

Shpërndanin kok*inë në lagjet Tiranës, vihen në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Në pranga u vunë shtetasit E.S., 45 vjeç, I.D., 54 vjeç dhe F.Gj., 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës me sasi të kokainës që e posedonin me qëllim shitjen.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike në sasi të mëdha, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në “Ish-parku” dhe “Brryli”.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 350 gramë kokainë dhe dy peshore elektronike, të dyshuara si mjete për ndarjen e dozave.

Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi E.D., 32 vjeç, i cili dyshohet se shpërndante doza kokaine në disa zona të kryeqytetit.

Në ambientet e subjektit ku punonte, policia gjeti mbi 220 doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara si përfitim nga aktiviteti kriminal.

EMISIONET