FOTO/ Hollywood zbarkon në Botëror, yjet e kinemasë dhe muzikës pushtojnë tribunat e SoFi Stadium!

Në ditën që shënonte debutimin e fundit mes tre vendeve organizatore të Botërorit 2026, gjithçka mund të përfundonte vetëm në mënyrën më të parashikueshme dhe të pritur nga të gjithë: një spektakël i vërtetë në stilin e pastër hollivudian, brenda dhe jashtë fushës, në atmosferën madhështore të një SoFi Stadium të veshur për festë.

Një festë perfekte për kombëtaren e Pochettinos, e cila tregoi menjëherë një gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore, duke i shënuar 4 gola Paraguajit të pafat. Pas këtij suksesi në debutim, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur tashmë një hap të madh drejt kualifikimit.
I gjithë Hollywood-i në debutimin e SHBA-së
Një paradë yjesh si kurrë më parë për një ndeshje futbolli, që nuk ishte thjesht një ndeshje.
Dita e debutimit të Shteteve të Bashkuara në Botërorin 2026 ishte një spektakël i vërtetë, në stilin perfekt hollivudian, me një paradë të pafund personalitetesh brenda dhe jashtë fushës.

Tom Cruise, Paris Hilton, Jamie Foxx, Owen Wilson, George Lucas me bashkëshorten Mellody Hobson, Hailey dhe Justin Bieber, Brad Pitt dhe Sofia Vergara. Në tribunat e SoFi Stadium nuk mungoi askush, pasi kamerat fokusuan edhe Halle Berry, Rob Lowe, pa harruar Paris Hilton, Teyana Taylor, Shaboozey, Jaafar Jackson, Bill Gates dhe Katy Perry, e cila pas spektaklit para ndeshjes u ul në tribunë./Lapsi

