“Puna e ëndrrave” në Botëror! Dy të rinj paguhen për të parë 104 ndeshje nga një kub prej xhami në Times Square!

Dy krijues përmbajtjesh amerikanë, Austin Franklin dhe Kevin Akoto, janë punësuar për një detyrë të pazakontë gjatë Kupës së Botës 2026: të shikojnë të gjitha 104 ndeshjet e turneut nga një kub i madh prej xhami i vendosur në qendër të Times Square në Nju Jork.
Iniciativa është organizuar nga “FOX One”, platforma streaming e “FOX Sports”, në bashkëpunim me “Indeed”, dhe synon të promovojë transmetimet e Botërorit në mënyrë virale dhe interaktive.
Dy të rinjtë, të cilët janë quajtur “Chief World Cup Watchers”, do të qëndrojnë për më shumë se një muaj brenda kubit transparent, i pajisur me kushte komode si divane, frigorifer dhe hapësira për punë dhe jetesë, deri në finalen e turneut më 19 korrik.
Ata janë përzgjedhur mes mbi 6000 aplikantëve dhe do të kenë gjithashtu detyrë të krijojnë përmbajtje për rrjetet sociale, duke ndarë reagime, video dhe momente nga çdo ndeshje që ndjekin.
Kubi, i vendosur në një nga sheshet më të njohura në botë, i kthen ata në një atraksion publik, ku kalimtarët mund t’i shohin duke ndjekur futbollin në kohë reale.
Për këtë “punë ëndrre”, secili prej tyre do të paguhet me 50 mijë dollarë, ndërsa projekti shërben si një fushatë marketingu për promovimin e platformës FOX One dhe shërbimeve të saj gjatë Botërorit.
Two football fans are being paid $50,000 each to watch all 104 #WorldCup games from a specially built cube in Times Square, New York. Austin Franklin & Kevin Akoto were picked from 6,000+ who applied. Fans are sitting outside the cube watching them watch the football... pic.twitter.com/3np0viqRvj
— Neil Johnston (@ndjohnston) June 11, 2026

