Mijëra pelegrinë mblidhen në Laç për festën e Shna Ndout, kulmon pelegrinazhi!

Mijëra pelegrinë mblidhen në Laç për festën e

Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga jashtë vendit, janë mbledhur mbrëmjen e 12 qershorit në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të kremtuar festën e shenjtit të dashur për besimtarët katolikë.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë natën në ambientet e kishës, në pritje të meshës solemne dhe riteve fetare që zhvillohen më 13 qershor, ditë që shënon kulmin e pelegrinazhit.

Pelegrinët shprehen se rikthehen çdo vit në këtë vend të shenjtë, të udhëhequr nga besimi dhe lutjet për shëndet, paqe dhe mbarësi për familjet e tyre.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe sigurinë e besimtarëve, autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa të shtuara, duke u fokusuar veçanërisht në menaxhimin e fluksit të madh të automjeteve dhe vizitorëve.

Kisha e Shna Ndout në Laç mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit në Shqipëri dhe rajon, e cila vizitohet rregullisht gjatë vitit, ndërsa kulmi i vizitave shënohet çdo 12 dhe 13 qershor.

EMISIONET