Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, gjatë një konference për mediat ku u prezantua bilanci i punës së policisë për muajin maj dhe dy javët e para të qershorit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë rast, Torba bëri me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa hetimet po ndiqen nga Struktura e Krimeve të Rënda.

“Ndërsa për zhdukjen e Englant Koçit, ngjarje goxha sensitive, nga ana jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Indicia është marrë nga familjarët e të humburit.

Hetimi po ndiqet nga Struktura e Krimeve të Rënda. Është një strukturë e posaçme që po kërkon trupin e tij, kryesisht në rrethinat e Tiranës. Krahas forcave tona, na ka ardhur ndihmë edhe nga FSK-ja. Aktualisht nuk kemi një rezultat konkret”, deklaroi Torba.

Sipas tij, në operacionet e kërkimit janë angazhuar struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, ndërsa mbështetje është ofruar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pavarësisht angazhimit të forcave në terren, autoritetet bëjnë me dije se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ende një rezultat konkret lidhur me gjetjen e 34-vjeçarit.

EMISIONET