Shkodër: Kati i dytë i vilës u kthye në laborator bari, mes të arrestuarve 5 elektriçistë, në kërkim pronari

Një vilë trekatëshe në Bërdicë të Shkodrës ishte përshtatur në një prej laboratorëve më të mëdhej të rritjes së bimëve narkotike me ngrohje zbuluar kohët e fundit në Shqipëri.

Pronari Arben H. e kishte kthyer në një shtëpi bari në bashkëpunim me Ergys N. dhe Endrit M.

Brenda objektit kishin vendosur 64 llampa elektrike dhe njëherësh po kultivoheshin rreth 2000 rrënjë kanabis sativa

1200 fidanë ishin ende në vazo, ndërsa 730 rrënjë të tjera po rriteshin në efektin e llampave ngrohëse.

Për të larguar erën e rëndë të kanabisit, organizatorët kishin instaluar 64 impiane kondicionerësh.

Ndërsa energjia që vidhej për funksionimin e Shtëpisë së Barit përforcohej nga 40 stabilizatorë elektrikë.

Por veprimtaria ishte zbuluar dhe kjo ishte pamje me të cilën u përballën forcat e policisë së Shkodrës ku mësynë ambientin.

Tafil B., Izmir S., Endrit M. u kapën aty duke u kujdesur për bimët narkotike.

Pronari i banesës Arben Haxhia dhe bashkëpunëtori tjetër Ergys Nikshiqi i shpëtuan prangave dhe tashmë janë shpallur në kërkim.

Verifikimi i lidhjes së paligjshme u kushtoi prangat edhe 5 punonjësve të OSHEE, ndërsa një tjetër po hetohet në liri.

U ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së,

Indrit T. 38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së,

Pavlin Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së

Agron H. 61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së

Hektor L.  35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-se

Ramir H. 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së/

"pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim" thuhet në njoftimin e policisë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Policia e Shkodrës thotë se operacioni i koduar "Bërdica" vijon me tej për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në laboratorin e kultivimit të bimëve narkotike.

Të ashtuquajturat “shtëpi bari” janë konfirmuar si trendi i ri i kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë, krahas parcelave të vogla në zonat malore.

EMISIONET