Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve. “Detektivët” do paguhen njësoj si zv/drejtori

Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve.

Ministri i Drejtësisë ka bërë me dije se do të rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve. 

Në një deklaratë për mediat pas miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2022, Manja thotë se qveria ka vendosur që punonjësit e strukturës anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë të jenë të mirëpaguar me trajtim financiar të posaçëm, në mënyrë që të mos tunden nga korrupsioni 

Ulsi Manja: Projekt Buxheti ka dy lajme të mira edhe për Ministrinë e Drejtësisë. Do rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve duke i barazuar për gardë dhe për funksion me punonjësit e policisë së shtetit. Lajmi i dytë i mirë ka të bëjë me suksesin e luftës  kundër korrupsionit. Para dy ditësh miratuam krijimin e drejtorisë anti-korrupsion. Sot me këtë buxhet për të ruajtur integritetin e kësaj strukture, njësia përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë do të ketë një trajtim financiar për të mos u tunduar nga korrupsioni me qëllim luftën frontale ndaj korrupsionit. 

Po ashtu  koordinatorët e rrjetit anti-korrupsion qtë do të operojnë në 47 institucione do të paguhen njësoj sa zv/drejtori i institucionit ku ata do të vendosen për të monitoruar.

Ulsi Manja: Ndërsa koordinatorët e rrjetit anti-korrupsion në 47 institucione shtetërore do jenë të mirëpaguar dhe në strukturë do jenë të barabartë me zv/drejtuesin e institucionit që do monitorojnë.  Përfituese është edhe drejtoria e kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë.

EMISIONET