RRITEN MBETJET NË SHQIPËRI/ INSTAT: U grumbulluan 900 mijë ton mbetje gjatë vitit 2025

Mbetjet e ngurta urbane në Shqipëri u rritën me 4.5% gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 900 mijë ton. Sipas INSTAT, riciklimi mbetet në nivele të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e mbetjeve vijon të depozitohet në landfille.

Mbetjet e ngurta në Shqipëri vijojnë të rriten, e sipas Instat gjatë vitit 2025 janë grumbulluar 900 mijë ton, një shifër 4.5% më e lartë se 2024.

77% e këtyre mbetjeve përfunduan në landfill, një problem që bie në sy është se rreth 77 mijë ton mbetën të pamenaxhuara.

Riciklimi mbetet në nivele të ulta, ku vetëm 18 % e mbetjeve janë përfshirë në këtë proves, madje sipas shifrave të INSTAT rezulton se ka një rënie me 0.8% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e sasisë së mbetjeve për frymë tregon se konsumi dhe prodhimi i mbetjeve vijojnë të jenë në rritje.

Sipas treguesve, çdo banor mesatarisht shkarkoi 383 kilogramë mbetje gjatë vitit, me një rritje prej 23 kilogramësh.

Në total mbetjet e gjeneruara nga familjet përbënë 89.1% të tyre.

Njëkohësisht, plehrat e shkarkuara në zonat qytetase mbeti shumë herë më i lartë me 341 kilogramë mbetje për banor, krahasuar me sasinë e gjeneruar nga aktivitetet jo urbane si bujqësia apo industria, mesatarisht 42 kilogramë për banor.

Gjithashtu përbërja e mbetjeve urbane nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme ndër vite, çka nënkupton se modelet e konsumit dhe prodhimit të mbetjeve kanë mbetur pothuajse të njëjta.

EMISIONET