Mehmeti: Shkolla “Ismet Nanushi” shembull i krizës në arsim

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ngriti shqetësime për mungesat në sistemin arsimor dhe ndikimin e tyre në cilësinë e mësimdhënies, në kuadër të diskutimeve për rezultatet e Maturës Shtetërore 2026.

Mehmeti solli si shembull shkollën “Ismet Nanushi”, ku sipas tij ka pasur mungesë të mësuesit të gjuhës frënge për disa muaj.

Ai u shpreh se mungesa e vazhdueshme e mësuesve dhe zëvendësimet e përkohshme ndikojnë negativisht në procesin mësimor dhe në përgatitjen e nxënësve.

Sipas tij, situata të tilla tregojnë problematika në menaxhimin e burimeve njerëzore në arsim dhe në sigurimin e vazhdimësisë së procesit mësimor, veçanërisht në lëndët e gjuhëve të huaja.

EMISIONET