Sinaj: Protesta po provokohet nga grupet që po ushtrojnë dh*në ndaj policisë dhe institucioneve!

Deputetja e Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, ka reaguar ndaj tensioneve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se ngjarjet e së enjtes nuk mund të cilësohen si një protestë qytetare, por si një sulm i organizuar ndaj institucioneve shtetërore.

E ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Sinaj kundërshtoi pretendimet se policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve, duke theksuar se forcat e rendit po përballeshin me akte të dhunshme të drejtuara ndaj tyre.

Sipas saj, gjatë protestës pati sulme ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, deputetëve, institucioneve dhe automjeteve të policisë, çka, sipas deputetes socialiste, përbën një goditje ndaj rendit publik dhe autoritetit të shtetit.

“Çfarë pamë sot nuk ishte një protestë qytetare, por një sulm i organizuar ndaj policisë, deputetëve, institucioneve dhe makinave të policisë. Në momentin që ushtrohet dhunë ndaj uniformës së policisë, ushtrohet dhunë ndaj shtetit, rendit publik dhe qetësisë publike”, u shpreh Sinaj.

Deputetja e PS-së shtoi se në situata të tilla është detyrim i Policisë së Shtetit të ndërhyjë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, duke theksuar se reagimi i saj është pjesë e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së institucioneve.

Zamira Sinaj: Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për ftesën. Absolutisht jo. Edhe mënyra se si e trajtove pak hapjen e emisionit nuk është se më pëlqeu.

Fakti që nuk është se policia po ushtron dhunë, apo nuk është shteti që po e promovon këtë dhunë, apo nuk po e menaxhon dot dhunën që po ushtrojnë protestuesit.

Pasi ajo çfarë pamë sot, nuk ishte një protestë qytetare, por ishte një sulm i organizuar ndaj policisë, ndaj deputetëve, ndaj institucioneve, ndaj makinave të policisë.

Dhe në momentin që ushtrohet dhunë ndaj uniformës së policisë, është ushtruar dhunë ndaj shtetit, ndaj rendit publik, ndaj qetësisë publike.

Dhe absolutisht në atë moment është vetë shteti, vetë policia e shtetit duhet të reagojë.

 

EMISIONET