Jupi: Shqipëria ka nevojë për reforma, sidomos për një reformë zgjedhore dhe një kod të ri zgjedhor
Protesta e nisur që prej 11 qershorit ka sjellë në vëmendje një frymë të re qytetare, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje falë formës së saj unike dhe origjinale.
E ftuar në emisionin 'Drejt', në "Ora News", ishte pedagogia Taulanda Jupi e cila u shpreh se fantazia e protestuesve dhe mënyra spontane e organizimit, ku irritimi shprehet përmes slloganeve, kartonëve dhe letrave të thjeshta, ka shërbyer si një magnet për mbajtjen e njerëzve në shesh dhe krijimin e një lëvizjeje me frymë të pastër.
Pedagogia shtoi se po përcillet është se pas 36 vitesh, qytetarët shqiptarë po ndërgjegjësohen për një realitet të hidhur: sistemi politik është tërësisht i kapur. Zërat nga protesta theksojnë se ky sistem kontrollohet nga dy figura kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha. Të dy këta liderë janë vendosur në të njëjtin plan nga protestuesit, duke u bërë përgjegjësit kryesorë për kapjen e shtetit.
" Në fakt, unë që prej datës 11 qershor jam pjesë e protestës si një individ, si një qytetare me të drejtën për të protestuar dhe të them të drejtën qytetaria e kësaj proteste dhe, ashtu siç e thatë ju, edhe fantazia e kësaj proteste, qoftë në mënyrën se si konceptohen gjërat ashtu edhe, edhe ndoshta e paorganizuar, që tek slloganet, që tek mënyra se si shprehen edhe qytetarët me kartona dhe me letra të, të thjeshta apo për të shprehur irritimin e tyre, në fakt ka qenë një gjë që më ka mbajtur aty.
Një gjë që më ka tërhequr dhe një gjë që në një farë mënyre më ka shpërblyer atë mund të jashtëzakonshëm që unë edhe shumë miq të mi që kemi menduar ashtu siç ajo protestë mendon sot, që jetojmë në një Shqipëri që pas 36 vitesh ka ardhur momenti që edhe shqiptarët ta kuptojnë që ky është një sistem i kapur, ne kemi ndërtuar një sistem të kapur nga dy individë, nga Edi Rama dhe Sali Berisha, patjetër, dhe është momenti për t'i thënë mjaft kësaj kapje, kësaj kapje, dhe sigurisht unë besoj që ajo protestë po artikulon teza shumë të rëndësishme siç është ajo që, për të cilën ne të gjithë duhet të biem dakord: Shqipëria ka nevojë për reforma të gjithanshme, por sidomos ka nevojë për një reformë zgjedhore dhe për një kod të ri zgjedhor gjithëpërfshirës", u shpreh Jupi.
Ndiqni emisionin e plotë:

