Rama për protestën para Parlamentit: Kalimi në dh*në fizike, i vetmi produkt i dështakëve të bulevardit

Rama për protestën para Parlamentit: Kalimi në dh*në fizike,

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke komentuar ashpër zhvillimet dhe tensionet e krijuara gjatë tubimit.

Në një reagim në platformën X, Rama tha se çdo kalim në dhunë fizike, sipas tij, është pasojë e një qasjeje që ai e cilësoi si të dështuar dhe të nxitur nga faktorë të ndryshëm politikë e mediatikë.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre”, u shpreh Rama.

Ai shtoi gjithashtu se situata kërkon durim, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, më pas do të vijë edhe koha e reflektimit.

“Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, deklaroi kryeministri.

EMISIONET