Kush po e provokon protestën? Muharremi: L*fta hibride dhe klanet politike po përpiqen të devijojnë protestën!

Analisti Alfred Kika Muharremi ka deklaruar se protesta qytetare është ndikuar nga dezinformimi dhe ndërhyrja e grupeve politike, të cilat sipas tij po përpiqen ta përdorin atë për përfitime të ngushta politike.

I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Muharremi tha se që në ditët e para kishte ngritur shqetësimin për mënyrën se si lufta hibride dhe fushatat e dezinformimit po ndikonin në perceptimin e protestës dhe të kauzës së saj.

Sipas tij, protestuesit dolën fillimisht në mbrojtje të një çështjeje që lidhej me një investim strategjik, ndërsa më pas debati u zhvendos drejt akuzave politike se vendi po shitej dhe se po tradhtoheshin interesat kombëtare.

Muharremi u shpreh se protesta është shoqëruar edhe me përpjekje për ta instrumentalizuar politikisht, duke akuzuar klane politike se kanë tentuar të përfitojnë nga mobilizimi qytetar.

“Kam parë një fenomen shqetësues, ku lufta online dhe klanet politike përpiqeshin të merrnin kredite politike nga protesta dhe nga protestuesit e ndershëm, duke futur elementë që synojnë të krijojnë tension dhe të destabilizojnë situatën,” tha ai.

Analisti ngriti shqetësimin edhe për presionin ndaj qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës, duke theksuar se, sipas tij, ka pasur tentativa për t’i etiketuar ose intimiduar ata që kishin zgjedhur të mos merrnin pjesë.

Në përfundim, Muharremi theksoi se çdo protestë qytetare duhet të ruajë pavarësinë e saj nga ndikimet politike dhe fushatat e dezinformimit, në mënyrë që kauza e qytetarëve të mos zbehet nga interesat e aktorëve të tjerë.

Alfred Kika Muharremi : Për hir të së drejtës, unë kam qenë një ndër të parët të cilët kam reklamuar një lloj modeli ndryshe të një proteste, sepse po vihej re që lufta hibride apo dezinformacioni po ndikonte jashtëzakonisht shumë keq në protestën e zhvilluar.

Pra, njerëzit po dilnin në shesh, në bulevard, duke kërkuar një investim strategjik, një investim i cili kërkohet do investohet në pronë private, pa një projekt ende të publikuar apo thjesht vetëm në një ide. Kërkuan që të duan ta rrëzonin, me pretendimin edhe duke dalur me tezat që kryesisht i kanë përdorur klanet politike, që Shqipëria po shitet dhe kryeministri i vendit po tradhton interesat kombëtare.

Dhe që në ditën e parë të daljes sime, që në ditën një të protestës, kam parë edhe një gjë jashtëzakonisht shumë shqetësuese dhe nuk e kam parë në asnjë nga protestuesit ta reklamojë apo ta vendosë në dukje këtë distancim të një lufte, të një lufte online, edhe një lufte të klaneve politike që përpiqen që të marrin pak kredo politike nga kjo protestë dhe nga protestuesit e ndershëm, duke futur edhe gjithë llumin e tyre që kanë për të shkatërruar dhe për të prishur vendin, sepse kjo është arsyeja, arsyetimi i tyre i vërtetë dhe qëllimi i tyre i vërtetë.

Ka qenë denigrimi, intimidimi i atyre individëve të cilët mendonin ndryshe dhe nuk donin, nuk ishin pjesë e asaj proteste. Individë të cilët ishin për aktivitetet e tyre, duke pirë kafe, duke parë ndeshje, duke iu kërkuar që 'duhet të jeni me ne, nëse s'jeni me ne jeni me tradhtarët'

 

EMISIONET