Rrëmbyen dhe dh*nuan 30-vjeçaren, arrestohen burri, vëllai dhe xhaxhai i saj! Gjykata jep masat për 4 të dyshuarit

Rrëmbyen dhe dh*nuan 30-vjeçaren, arrestohen burri, vëllai dhe

Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar masat e arrestimit për 4 persona të akuzuar, me lidhje familjare mes tyre, që akuzohen se rrëmbyen dhe dhunuan të afërmen e tyre 30-vjeçare, pse donte të divorcohej.

Mes të arrestuarve janë bashkëshorti, vëllai dhe xhaxhai i saj, të cilët i bënë presione dhe kërcënime pasi e morën peng në makinë nga Tirana për në Këlcyrë.

“Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetas që ishin në hetim pasi dyshohet se i hoqën lirinë një 30-vjeçareje (familjare e tyre) dhe e dhunuan atë, për shkak të një konflikti në familje. Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë. Po ashtu u arrestua shtetasi me inicialet L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares)”, bëri me dije policia vendore ditën e sotme (5 shkurt).

Masat ndaj tyre janë dhënë nga Gjykata Gjirokastër, ku tre janë arrest me burg, që janë familjarët e të dëmtuarës dhe një arrest shtëpiak për një person të katërt që bashkëpunoi.

Shkak i sherrit ishte bërë kërkesa e 30-vjeçares për t’u divorcuar me 43-vjeçarin. Mes të hetuarve është edhe një 51-vjeçar, që u la në arrest shtëpie.

Njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër:

Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ekzekutoi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 4 shtetas që ishin në hetim.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

– A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;

-L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares).

Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”.

EMISIONET