FOTO/ Bora bllokon rrugën Panarit-Korçë, vështirësi në qarkullim, po punohet për hapjen e plotë!

FOTO/ Bora bllokon rrugën Panarit-Korçë, vështirësi

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika sociale dhe infrastrukturore edhe në qarkun e Korçës.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike orët e fundit ka sjellë reshje të dendura dëbore, duke bllokuar edhe një nga akset panoramike.

Autoritetet thanë se bëhet fjalë për aksin Panarit-Korçë, për të cilin vijon puna për hapjen e plotë me mjete borëpastruese.

Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit e kanë rënduar më tepër situatën.

Por strukturat përkatëse kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për pastrimin e borës dhe hapjen e rrugës në zonën e Panaritit.

FOTO/ Bora bllokon rrugën Panarit-Korçë, vështirësi

EMISIONET