Kush janë Lenc Çekrezi e Agron Qafa që u kapën nga SPAK, pasi u treguan nga Nuredin Dumani

Kush janë Lenc Çekrezi e Agron Qafa që u kapën nga SPAK,

Dy emra të arrestuar nga prokuroria e posaçme SPAK, janë Florenc Çekrezi dhe Agron Qafa. Të dy personazhet janë të njohur për policinë e Elbasanit, si të përfshirë në tregtinë e Drogës.

Agron Qafa, kishte vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu pasi u arrestua nga prokuroria e Elbasanit si pjesë e grupit të Klajdi Gjeçit, që shpërndanin kokainë dhe heroinë në Elbasan dhe Tiranë.

Tashmë Agron Qafa, rezulton se ka marrë pjesë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilët janë treguar nga SPAK nga Nuredin Dumani dhe Enrik Hoxhaj.

Ndërsa i arrestuari Florenc Çekrezi, është personazhi që mbrëmjen e vrasjes së Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri, ngjarje kjo e ndodhur në Tetor 2021.

Çekrezi ka qenë në shoqërinë e dy viktimave por çuditërisht nuk ka marrë asnjë plumb nga dy personat që kanë qëlluar me automatik dhe tomson.

Çekrezi është larguar me vrap duke u kapur më pas nga policia dhe ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Çekrezi më pas është lënë i lirë. Por tashmë ai është arrestuar sërish si i implikuar në ngjarjet kriminale të treguara nga Nuredin Dumani dhe Enrik Hoxhaj.

EMISIONET