I penduari Nuredin Dumani, Çapja dhe “Vis Korçari”, kërkonin të vrisnin Sokol Sanxhaktarin në Elbasan
Florenc Çapja, është një tjetër emër i shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Për këtë situatë, SPAK, njoftoi sot se i ka komunikuar akuzën në burg Ervis Çaushllari ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari”.
Çaushllari dhe Florenc Çapja janë shokë me njëri tjetrin dhe sipas dëshmisë së Nuredin Dumanin ata kanë dashur të ekzekutojnë me pagesë, Sokol Sanxhaktarin.
Momentalisht Florenc Çapja ndodhet në Dubai, ndërsa ka një tjetër masës sigurimi për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri, ku dosja ndodhet në proces gjykimi në SPAK.
Tashmë ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të sqarohet plotësisht pozicioni i tij në këtë ngjarje dhe vërtetësia e kësaj dëshmie.