Roland Bejko emërohet drejtues politik i PD në Gjirokastër, zëvendëson Tritan Shehun

Roland Bejko emërohet drejtues politik i PD në Gjirokastër,

Roland Bejko, është emëruar drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun Gjirokastër. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Në të njëjtën kohë, Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut

“Të nderuar Kryetarë,

 Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.

Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku. Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Këtë detyrë më herët e mbante Tritan Shehu, i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

EMISIONET