Rëndohet gjendja e poetit Hamit Aliaj, reagon Luan Rama: Jeta shpesh është e padrejtë, duhet ta fitosh betejën
Gazetari dhe publicisti Luan Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë me dije se është rënduar gjendja shëndetësore e poetit dhe autorit të këngëve Hamit Aliaj.
Rama shkruan se ai duhet ta fitojë edhe këtë betejë.
"DUHET ME E FITU EDHE KËTË BETEJË. OR HAMIT ALIAJ!
Ia ke dalë me i fitu të gjitha betejat që jeta nuk t’i ka kursy e t’i ka ofru me tepri o miku im i mirë Hamit Aliaj.
Ia ke dalë, ke fitu e ke këndu me këngën tënde të shpirtit që e ka nis udhën prej në Kasaj, në Tropojën e Malësisë së Gjakovës,e ka shku gjithkund nëpër Shqipëri e Kosovë, e kudo tjetër ku fjala mundet me shku e me bujt ndër zemra shqiptarësh, që të duan se edhe ti i do."
"Jeta shpesh është e padrejtë", shkruan Rama.
"Por, ja që jeta shpesh është e padrejtë. Është edhe e pamëshirshme, siç po tregohet edhe me ty o poeti emërmirë i atdheut tim, teksa të ka vënë në provë në një betejë tjetër; më të rëndën e më të vështirën, në betejën për jetën e kundër vdekjes! Duhet me e fitu edhe këtë betejë or Hamit Aliaj!
Padyshim, mjekët dhe gjithë personeli i shërbimit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, po bëjnë çdo përpjekje me profesionalizëm dhe përkushim që ti ta fitosh edhe këtë betejë.
Dhe duhet ta fitosh. Fjala po të pret të na e bësh këngë Hamit Aliaj."