Reagimi i parë i Bashës pas përjashtimit të Berishës: Edi Rama i vetmi armik i shqiptarëve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 11:18
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, për një pakt mes tij dhe Edi Ramës.
Basha deklaroi për gazetarët se shqiptarët dhe demokracia e vendit kanë vetëm një armik dhe ai është Edi Rama.
Pyetja: Është e vërtetë që ka pasur një pazar mes jush dhe Edi Ramës siç ju akuzoi edhe Sali Berisha?
Lulzim Basha: "Shqiptarët, demokracia shqiptare, e ardhmja e familjeve shqiptare ka vetëm një armik, Edi Ramën dhe regjimin e tij të dalë nga zgjedhjet e paligjshme", tha Basha.


