Po punonin tokën dhe ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës (EMRAT)

Dy antarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj , burrë dhe grua raportohet t’i ketë zënë korenti në shtëpi. Të dy kanë ndërruar jetë. Policia dhe ambulanca nisen drejt banesës.
Dy bashkëshortët Qerem Zykaj dhe gruaja e tij Mynyre Zykaj, kanë qënë duke punuar në baçe kur kanë rënë në kontakt me kabllo elektrike.
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


