Ramës i “fiken” satelitët, anulohet procedura e tenderit publik për ngritjen e tyre

Ramës i “fiken” satelitët, anulohet procedura e tenderit

Duket se dy satelitët e kryeministrit Rama, “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk do të ngrihen së shpejti në ajër.

Edhe pse u lajmëruan me bujë nga vetë kryeministri, procedura e tenderimit publik të tyre është anuluar nga Agjencia e Prokurimet Publik.

Kështu APP njofton Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që është nën varësi të Ministrisë së Mbrojtjes se procedura për satelitët është anuluar.

“Bazuar në Ligjin Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, neni 36, pika 1, c), pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.” – thuhet në arsyet e anulimit.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 671.760.000 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e një milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë pa TVSH ose 5.522.071 Euro pa T.V.SH.

Ramës i “fiken” satelitët, anulohet procedura e tenderit

EMISIONET