Rama tërhiqet nga paketa antishpifje: Nuk e kemi çuar përpara. Nuk jam dakord por çfarë të bëjmë

Çfarë po ndodh me paketën anti-shpifje? A do të rikthehet në kuvend për diskutim?

Maxhoranca ka bërë pas me paketën anti –shpifje. Në konferencën me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca pas dorëzimit të progres raportit të KE-së, Rama tha "liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë, a është kjo liria e medias? Mua nuk më duket por do adoptohemi. Nuk kemi dy rrugë"

Edi Rama: Personalisht unë nuk jam dakord as me atë që thotë raporti dhe as idenë që këtu liria e medias është në pikëpyetje.

Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn asgjë në këmbë, dhe të sajosh për kë të duash ky vend quhet Shqipëri.

Por nga ana tjetër pavarësisht se unë nuk jam dakord përgjegjësia ime dhe përgjegjësia jonë është të kuptojmë që në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ti bëjmë tonat.

Dhe unë e kam filluar nga vetja dhe po shtrëngoj dhëmbët. Paketën anti shpifje ne nuk e kemi çuar përpara se për çfarë tani është shqetësimi kur ai nuk ekzsiton. Nëse më thonë se kemi shqetësim për pavarësinë e TVSh nuk e di kur ka qenë në histori ndonjëherë kaq I pavarur. Nuk ka asnjë komunikim mes nesh e tyre. Për sa më takon mua këtu liria e shpifjes është në nivelin më të lartë. Nuk ekziston në asnjë nga vendet.

Liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë, a është kjo liria e medias? Mua nuk më duket por do adoptohemi. Nuk kemi dy rrugë. Personalisht nuk jam dakord por çfarë të bëjmë"

 

EMISIONET